Google ADS

Thaçi uron nënat për 8 mars

08:59 | 8 Mars 2017
M. A.

 Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka një urim të veçantë për të gjitha nënat, gratë dhe vajzat.

Ai përmes Facebook-ut ka thënë se nderimi, respekti dhe dashuria ndaj nënave nuk shteron asnjëherë.

“Dita Ndërkombëtare e Gruas, 8 Marsi, është vetëm një ditë simbolike e juaja. Ju, nëna, gra dhe vajza jeni simbol i qytetërimit, zhvillimit dhe përjetësisë në çdo popull dhe në çdo vend. Nderimi, respekti dhe dashuria ndaj jush nuk shteron asnjëherë”, shkruan Thaçi./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme