Thaçi uron myslimanët për muajin e Ramazanit

00:25 | 27 Maj 2017
Trina Galanxhi

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka uruar gjithë myslimanët me rastin e fillimit të muajit të shenjtë rë Ramazanit.

Në një status të publikuar në facebook, Thaçi thotë se muaji i Ramazanit është një periudhë ku reflektohet mbi humanizmin ku u shtrihet dora të varfërve.

”Muaji i shenjtë i Ramazanit është një periudhë kur reflektojmë mbi humanizmin, kur ua shtrijmë dorën të varfërve, kur përçojmë mesazhet për paqe dhe solidaritet, duke fisnikëruar shoqërinë tonë.

Të gjithë pjesëtarëve të komunitetit mysliman, urime të përzemërta për muajin e shenjtë të Ramazanit. Ju uroj agjërim të lehtë e të pranuar. HTH”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme