Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Faceboook ka përshëndetur miratimin e Projektligjit për simbolet kombëtare nga Parlamenti i Malit të Zi.
“Ky vendim e forcon edhe më shumë multietnicitetin dhe ndjesinë e përkatësisë së çdo qytetari në Mal të Zi”, ka shkruar Thaçi, transmeton arbresh.info
Tutje ai ka thënë se në çdo shoqëri demokratike është shumë e rëndësishme që asnjë individ apo grup të mos mbetet i margjinalizuar, i harruar apo i përjashtuar prej saj.
Postimi i plotë i presidentit Thaçi:
Miratimi i Ligjit për Zgjedhjen, Përdorimin dhe Shfaqjen Publike të Simboleve Kombëtare nga Kuvendi i Malit të Zi është lajm i mirë për të gjitha komunitetet që jetojnë atje.
Ky vendim e forcon edhe më shumë multietnicitetin dhe ndjesinë e përkatësisë së çdo qytetari në Mal të Zi.
Në çdo shoqëri demokratike është shumë e rëndësishme që asnjë individ apo grup të mos mbetet i margjinalizuar, i harruar apo i përjashtuar prej saj.
Si President i Republikës së Kosovës e uroj Malin e Zi dhe gjithë bashkëkombësit shqiptarë në këtë vend fqinj, të cilët me shekuj të tërë e ruajtën identitetin tonë kombëtar. HTH
ASK: Shtrenjtohen qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Barcelona mund të mos bëjë asnjë nënshkrim të madh në vitin ...
Vithkuqi fshati me 24 kisha dhe manastire
Trepça nesër luan sfidën e radhës në Fiba Europe Cup
“Pse nuk kallxojshe që je tu heq për famë”, Drenusha e ashpë...
Zgjedhjet në SHBA, Hovenier ndan mesazh nga Prishtina për vo...