Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se vetëm e ka dekretuar Kurtin pasi ishte i nominuar për kryeministër.
“As nuk e kam ndërtuar dhe as nuk e kam rrëzuar Qeverinë Kurti, veç i kam kryer punët e mija kushtetuese dhe ligjore”.
“Ai ka qenë i zgjedhur apo i nominuar për kryeministër, unë vetëm e kam dekretuar”.
“Flas nga përvoja nga dy mandatet si kryeministër që kam qenë, Kurti e ka obligim që ta ruaj mazhorancën, në moment që ka munguar mazhoranca unë kam thirrur për zgjedhje të parakohshme”.
“Prandaj pretendimi për të shigjetuar presidencën në lidhje me situatën e fundit është i plotësisht i pa qëndrueshëm dhe i pa argumentueshëm. Nuk ka të bëjë fare me realtietin politik dhe institucional”.
I pyetur në Rubikon me Adriatik Kelmendin se ka akuza që ai ka vendosur “pyka” në rrugëtimin e Qeverisë Kurti, Thaçi ka thënë se vetëm i ka kryer punët e tij.
“Të them nuk ka pasë pyka apo humnerë, as nuk pasë ndërskamcë raportet kanë qenë ato që kanë qenë, unë i kam kryer punët e mija e kam dekretuar si kryeministër”.
“Është punë e tij si i menaxhon punët e tij, obligim i im është të punoj me të gjithë e kam ftuar në takime. Njëra prej bisedave në takime ka qenë një bisedë korrekte, sa i përket punës në qeveri duhet ta sqaroj Kurti vet atë çështje ne qeveri dhe jo presidenca dhe jo opozita, duhet ta pyes veten se çka i ndodhur me partnerët dhe opozitën. Ai realitet nuk është çështje e imja, me padurim e kam pritur themelimin dhe kam dashtë të vazhdojnë mandatet e plota të qeverisë”.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit