Thaçi udhëton për në Amerikë, vetëm kur “duan” amerikanët

15:15 | 6 Shkurt 2018
Arbresh.info

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka udhëtuar sot për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku edhe do të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit në Uashington, transmeton arbresh.info.

Gjatë qëndrimit atje, presidenti Thaçi përveç pjesëmarrjes në ceremoninë e Lutjeve të Mëngjesit, do të zhvillojë takime edhe me përfaqësues amerikanë dhe të shteteve të tjera pjesëmarrëse.

Presidenti Thaçi javën e kaluar mbajti një konferencë për medie, derisa i pyetur nga arbresh .info se a ka ftesë zyrtare për të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit ai tha se jo. Mirëpo, nuk kaloi shumë kohë dhe në orët e mbrëmjes në një emision televiziv tha se ka ftesë dhe do të merrë pjesë.

A ishte ndryshimi i tij brenda ditës shkak që ai deklaroi se Gjykata Speciale nuk do të zhbëhet./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme