Google ADS

Thaçi udhëton në Bjellorusi

18:32 | 21 Qershor 2019
Arbresh.info

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar sot për në Bjellorusi, ku do të marrë pjesë në hapjen e Lojërave OIimpike “Minsk 2019”, shkruan Gazeta Express.

Në Minsk do të jetë gjithashtu edhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ndërkohë nuk dihet ende nëse dy presidentët do të zhvillojnë ndonjë takim, marrë parasysh zhvillimet e fundit rreth dialogut Kosovë-Serbi dhe anulimit të Samitit të Parisit.

Njoftimin se Thaçi do të udhëtojë për në Bjellorusi e ka lëshaur zyra e tij, duke treguar se atje do të marrë pjesë me ftesë të Kreut të Komitetit Olimpik Evropian, Janez Kocijancic shkruan Gazeta Express

“Me ftesë të Kryetarit të Komitetit Olimpik Evropian, Janez Kocijancic, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar për në Minsk të Bjellorusisë”, thuhet në njoftimin e presidencës, raporton Gazeta Express.

Ndër të tjera në njoftim përmendet edhe fakti se në Minsk do të ketë pjesëmarrës nga e gjithë Evropa.

“Presidenti Thaçi, bashkë me shumë përfaqësues të shteteve evropiane, do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes zyrtare të Lojërave Olimpike Evropiane “Minsk 2019””, përfundon njoftimi.

Hera e fundit kur Thaçi dhe Vuçiq janë gjendur përballë njëri tjetrit, ka qenë Forumi ‘GlobSec’ i cili u mbajt në Bratisllavë të Sllovakisë.

Më herët ata ishin takuar edhe në Samitin e Berlinit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme