Google ADS

Thaçi tregon si u dakorduan me Haradinajn e Veselin për idenë e shkëmbimit territorial

17:29 | 30 Gusht 2018
M. A.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pas takimit me krerët e shtetit ka thënë se kanë mbajtur takime të vazhdueshme me kryetarin Veseli me kryeministrin Haradinaj, me ministra e zv.kryeministra.

“Agjenda është unike e zotimit tonë në bazë të Kushtetutës. Agjenda është e përbashkët në rrugëtimin euroatlantik. kemi pasur konsultime për hapat e mëtutjeshëm. Të gjitha proceset do të shkojnë në koordinim me SHBA, BE. Të gjithë jemi dakord që dialogu të vazhdoj, të marrim pjesë në takimin e 7 shtatorit duke punuar në një marrëveshje ligjërisht obligative për Kosovën dhe Serbinë, që i garanton Kosovës njohjen, që përjashton çdo mundësi ndarje apo shkëmbimi territoresh por me mundësi që lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës”, ka thënë ai.

Thaçi ka treguar se ka biseduar edhe me ndërkombëtarët për këtë çështje.

“Kam diskutuar me autoritete ndërkombëtare, ato janë që të vazhdoj dialogu. Idetë për ndarje të Kosovës nuk do të jenë në asnjë rrethanë të pranishme. Por, askush nuk do të duhet ndaloj bashkimin e Preshevës. Qytetarët përmes referendumit do të vendosin për dialog dhe për interesa vetjake të ndokujt nuk do të ndalet ky synim”, është shprehur Thaçi.

Ndër të tjera Presidenti ka komentuar edhe deklaratën e Haradinajt i cili ka thënë se Presidenti nuk do të flas për shkëmbim territoresh në dialog.

“Unë do të shtroj në tryezë çështjen e bashkimit të Luginës me Kosovën. Ata që flasin për shkëmbime kanë interesat e tyre. Vija do të bëhet me referendum që Lugina ti bashkohet Kosovës”, ka thënë ai./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme