Google ADS

Thaçi tregon se kush do të përfitojë nga marrëveshja në Bruksel

17:56 | 12 Shtator 2018
M. A.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ripërsëriti sot se çdo marrëveshje që arrihet në Bruksel me palën serbe do të jetë në interes të vendeve tona dhe tërë rajonit.

Ai në një status në Facebook u bën thirrje qytetarëve të Maqedonisë që të votojnë pro referendumit për emrin, duke thënë se e ardhmja e rajonit tonë është në NATO dhe Bashkim Evropian.

Postimi i plotë:

I tërë Ballkani Perëndimor i ka shtuar përpjekjet për forcimin e paqes, stabilitetit dhe perspektives euroatlantike. Edhe sot në takime me liderët institucionalë e politikë në Maqedoni biseduam për të ardhmen e përbashkët evropiane. Kosova dhe Maqedonia po bëjnë hapa të rëndësishëm të bashkëpunimit në interes të vendeve dhe popujve tanë. Autostrada Prishtinë – Shkup është duke shkuar drejt përfundimit në pjesën e Kosovës, kurse së shpejti pritet të nisin punimet edhe prej kufirit në drejtim të Shkupit. Si liderë institucionalë dhe politikë, e kemi për obligim që të punojmë më shumë për vendin, se për momentumet populiste apo elektorale, prandaj lidershipin në Maqedoni e inkurajova për vendimin e drejtë për marrëveshjen me Greqinë. Prej tyre mora përkrahje edhe për procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe i sigurova se çdo marrëveshje që arrijmë në Bruksel do të jetë në interes të vendeve tona dhe tërë rajonit. Në emër të Republikës së Kosovës, si një vend fqinjë me Maqedoninë, i ftova të gjithë qytetarët e Maqedonisë që të votojnë pro referendumit dhe të kontribuojnë për të ardhmen evropiane. E ardhmja e Kosovës, e Maqedonisë dhe tërë rajonit tonë është në NATO dhe Bashkim Evropian. HTH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme