Presidenti, Hashim Thaçi, thotë se Kosova nuk ka kohë për t’i pritur teket e secilit.
Këto komente, Thaçi i ka bërë në një konferencë për medie pas takimit me liderët e partive politike.
“Për sot ka qenë e planifikuar të kemi një takim më kryeministrin, Albin Kurti, dhe për fat të keq edhe pse është konfirmuar që nga e premtja ky takim nga zyra e Kurtit. Ata pesë minuta para fillimit të takimit kanë anuluar këtë takim. Unë do ta takoj kur ai është i gatshëm, por Kosova s’ka kohë për t’i pritur teket e secilit”,” është shprehur Thaçi para gazetarëve.
Sa i përket takimit me liderët tjerë, Presidenti thotë se me të gjithë ka folur në lidhje me hapat që do të ndërmerren pas takimit me palën serbe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Kosova çdo here ka kërkuar që në tavoline kur diskutohet për të ardhmen të jenë edhe SHBA-të. Unë sot kom zhvilluar takime me lider institucional politik. Vetëm unik dhe të bashkuar do të kemi sukses. Është më interes të punojmë të gjithë se bashku”, është shprehur presidenti Thaçi.
Ai shton se prania e ShBA-ve është shumë e rëndësishme në dakordimin final me Serbinë.
“Unë jam në proces të dialogut që dy dekada dhe sa herë kemi qenë të bashkuar kemi fituar. Edhe në proceset e ardhshme kur dialogu ka qenë i udhëhequr nga BE kemi kërkuar që së paku Uashingtoni të jetë në tavolinë”.
Bashkimi Evropian, sipas Thaçit nuk mund të kërkojë ndërmjetësim të dialogut, derisa nuk liberalizon vizat për Kosovën./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...