Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në lansimin e kampanjës “Bëhu zëri im”, e cila ka nisur me marshin qytetar nga sheshi “Skënderbeu”, deri te sheshi “Zahir Pajaziti”.
Presidenti Thaci ka tërhequr një zarf me vuajtjet e një gruaje të dhunuar, raporton portali arbresh.info.Ai ka thënë se kjo ditë synon të tërheq vëmendjen e shteteve për ta eliminu këtë dukuri të dhunës.
“Nga zarfi që mora thuhet. Vuajtja jem s’ndaloi aty, sa pata unë maltretime në familjen e burrit. Kërkush nuk më kuptojke. Unë i kisha krizat e mija. Kisha nevojë për mjek, psikolog. Kisha nevojë me shpreh me dikon që më kupton se zemra don mem plas. Gati 20 vjet prita me shpreh vuajtjen. S’munda me jetu me këtë barrë”, ka lexuar Thaci këtë fragment nga letra.
Thaci ka thënë se i dimë krimet që ka bërë Serbia.
“U munduan të na zhveshin duke përdorur edhe dhunën si masa më mizore. U munduan ta nëpërkëmbin, të na izolonin. Por të jemi të qartë të viktimat e dhunës nuk janë fajtorë janë viktima”, ka thënë ai duke shtuar se duhet bërë më shumë për ti dhënë fund dhunës seksuale në konflikte.
“Duhet t’i mbështesim, tua kthejmë besimin në vete. Ati dhe ata duhet të kenë ardhmëri. I jam mirënjohës angazhimit të Qendrës për rehabilitimin e këtyre viktimave, falënderoj edhe organizatat tjera që kanë dhënë kontributin e tyre”, ka thënë ai.
Policia ndalon në Bërnjak një furgon me targa serbe që po tr...
Njoftimi i UEFA-s për ndeshjen Rumani-Kosovë
Policia shqiptoi mbi dy mijë gjoba trafiku për 24 orë
Përfshihet nga flakët një ndërtesë banimi në Kinë, të paktën...
Arrestohen dy persona në Lipjan pas një mosmarrëveshje për p...
Shtetasit turk i vjedhet një çantë në Prishtinë, i’a m...