Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, thotë se ka takuar të ngarkuarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Thaçi, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se pas arritjes së marrëveshjes historike për normalizim ekonomik, më 4 shtator në Uashington, është krijuar momentum i jashtëzakonshëm për arritjen e marrëveshjes finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, raporton arbresh.info.
“Jam mirënjohës për rolin udhëheqës dhe të pazëvendësueshëm të SHBA-së në këtë proces. Roli i SHBA-së mbetet vendimtar edhe për arritjen e marrëveshjes përfundimtare për normalizim dhe njohje reciproke. Në këtë aspekt, ne gjithashtu i çmojmë përpjekjet e të ngarkuarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak për arritjen e marrëveshjes finale”, ka shkuar Thaçi.
Sipas tij, të gjitha palët e përfshira në procesin e dialogut duhet të punojnë bashkërisht për arritjen e një marrëveshje përfundimtare të paqes mes Kosovës dhe Serbisë
“Në një takim në Bruksel, nga z. Lajçak u informova për qëllimin e lehtësuesit që procesi i normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të përfundojë me një marrëveshje finale, që nënkupton njohje reciproke. Prandaj, kërkohet që të gjitha palët e përfshira në këtë proces të punojnë bashkërisht për arritjen e marrëveshjes përfundimtare të paqes”, ka shkruar Thaçi në Facebook/arbresh.info/
Postimi i plotë:
Parashikimi i motit për sot
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin