Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se e ka shtyrë përpara formimin e Gjykatës Speciale, për shkak të raporteve të shtetit me bashkësinë ndërkombëtare, megjithëse e sheh si padrejtësi ndaj Kosovës.
Ai ka deklaruar se ky lloj gjykimi nuk ka ndodhur me asnjë nga popujt tjerë të Ballkanit dhe cuditërisht nuk po ndodh për krimet e Serbisë, njofton Klan Kosova.
“Unë e kam shtyrë fuqishëm votimin e Gjykatës Speciale në Kuvendin e Kosovës. Kam respektuar opininin e secilit për këtë cështje. E kuptoj edhe faktin që kjo po ndodh vetëm për shqiptarët. Nuk ka ndodhur për asnjë popull tjetër në Ballkan. E kam theksuar dhe po e theksoj se ka qenë qasje jo e mirë e ndërkombëtarëve në raport me Kosovën, por për hir të ruajtjes së raporteve me ta e kam shtyrë përpara këtë cështje”ka thënë Thaçi në emisionin në Zona e Debatit.
“Në asnjë vend në rajon nuk ka pasur mekanizma më të fuqishëm ndërkombëtar prezent në Kosovë. Por krimet e Serbisë të kryera në Kosovë, ose janë trajtuar pak, ose fare”.
Thaçi më tutje ka theksuar se përderisa krimet e Serbisë janë kryer nga mekanizmat e shtetit, kosovarët mund të kenë kryer të tilla në baza individuale.
“Gjykata Speciale është padrejtësi historike që po i bëhet Kosovës. Por ne nuk kemi cfarë të fshehim. Tek e fundit, vet Kuvendi i Kosovës e ka aprovuar formimin e kësaj gjykate. Në Kosovë nëse dikush ka bërë dicka të keqe, e ka bërë si individ. Ndërsa Serbia ka kryer spastrim etnik si shtet”.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...