Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se pajtimi me Serbinë është shumë i vështirë për Kosovën.
Këtë deklaratë Thaçi e bëri gjatë konferencës ‘Dekada e ardhshme e Kosovës: Avancimi i Reformave, Bashkëpunimi Rajonal dhe Integrimi Evropian’, organizuar nga Grupi për Ballkan në bashkëpunim me Demokracinë për Zhvillim dhe Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë, raporton Arbresh.info.
“Por është e vetmja zgjidhje për të ardhmen e Kosovës. Po ashtu Kosovës i duhet një reformë e tillë në politik dhe këtë mund ta bëjnë politikanë. Po ashtu shoqëria civile dhe mediat kanë rol. Roli i mediave vazhdon të jetë krucial. Ne mediat i kemi më mirë se në Serbi, Maqedoni e rajon. E di që ka ankesa por ne jemi në tranzicion”, ka thënë ai duke shtuar se të gjithë këta akterë shikojnë nga e ardhmja.
“E them këtë sepse shumica e titujve të gazetave serbe janë me tituj ofendues për Kosovën. Nuk mund të them që 5 ballina të mediave serbe me tituj të njëjtë ofendues janë spontane. Mediat tona shikojnë nga e ardhmja”, ka thënë ai.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...