Google ADS

Thaçi thotë se me Grenell do të diskutojnë për dislogun jo për politika të brendshme të Kosovës

20:57 | 22 Janar 2020
A. B.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, para pak çastesh është takuar me emisarin special të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Richard Grenell. Takimi po zhvillohet në një nga restorantet e kryeqytetit.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi është deklaruar lidhur me vizitën e sotme të Dërguarit të Posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Richard Grenell, raporton arbresh.info

Thaçi falënderoi Grenell për vizitën e tij dhe tha se është shumë e rëndësishme për Kosovën dhe njerëzit e saj në përgjithësi.

“Faleminderit shumë për ardhjen et ij në Kosovë për vizitë dhe në anën tjetër falënderoj për marrëveshjen që e kemi arritur në lidershipin e ambasadorit Grenell dhe udhëheqjen e fuqishme të presidentit Trump, atë të linjës ajrore Prishtinë-Beograd. Mendoj se është diçka e re, që të tjerët nuk e kanë arritur ta bëjnë, e bëri ambasadori Grenell dhe ambasada e ShBA-ve”, tha Thaçi, raporton Indeksonline.

Thaçi shtoi se roli i Amerikës është i pazëvendësueshëm.

“Roli i tyre është i pazëvendësueshëm, kam besim të plotë se nën lidershipin e Trump-it do të arrijmë në marrëveshjen finale në mes Kosovës dhe Serbisë, kjo do t’i ndihmojë shumë prosoperitetit dhe zhvillimit të shtetit.Natyrisht se unë kam nominuar kandidatin për kryeministër, kryetarin e partisë së parë tashmë mbetet nga partitë politike që të punojnë që të gjejnë partner e të bëjnë shumicën e mjaftueshme që të  votohen në Kuvendin e  Kosovës”, shtoi ai.

Gjithasthu Thaçi theksoi se Grenell është i Dërguar Special për marrëdhëniet Kosovë-Serbi dhe nuk është për çështje të brendshme.

“Është e drejtë e secilës parti politike parterin, ne do të bisedojmë për dialogun dhe për kultivimin e marrëdhënieve të mira në mes Prishtinës dhe Washingtonit”, tha Thaçi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme