Thaçi thotë se është koordinuar me Haradinajn për deklaratën e demarkacionit

10:42 | 16 Shkurt 2018
Arbresh.info

Presidenti i vendit Hashim Thaçi pas publikimit të deklaratës për marrëveshjen e demarkacionit ka thënë se së pari është takuar me kryeministrin e vendit Ramush Haradinaj, transmeton arbresh.info.

Thaçi ka deklaruar se e njeh qëndrimin e kryeministrit Haradinaj, duke shtuar se i mbetet vet kryeministrit deklarimi zyrtar për këtë çështje.

“E kam takuar kryeministrin ai e ka mirëprit këtë deklaratë. E njoh qëndrimin e tij për përkushtimin e agjendave shtetërore ndërsa për deklarim zyrtar i mbetet atij ta shpreh qëndrimin e tij. Por është një vullnet i tij që të gjitha zotimet që i kemi para se të ndodh liberalizimi ne punët ti kryejmë”, ka thënë ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme