Thaçi thërret institucionet të bëjnë më shumë për zjarrfikësit

12:20 | 4 Maj 2018
A. B.

Presidenti Hashim Thaçi në Ditën Botërore të Zjarrfikësve ka thënë se institucionet e Kosovës duhet të bëjnë më shumë për mirëqenien e tyre.

“Sot është Dita Ndërkombëtare e heronjve të përditshëm të shoqërisë sonë, zjarrfikësve. I uroj të gjitha vajzat dhe djemtë tanë, që përditë deri në vetëmohim luftojnë kundër zjarrit, për të shpëtuar jetë dhe prona të qytetarëve tanë. Institucionet e Kosovës, por edhe mbarë shoqëria jonë, duhet të bëjnë më shumë për mirëqenien e tyre, duke investuar kështu në sigurinë tonë kolektive”, ka shkruar ai, përcjell KosovaPress.

4 Maji u përcaktua si Dita Botërore e Zjarrfikësve që nga viti 1999, pasi katër zjarrfikës në Australi vdiqën në rrethana tragjike nga flakët, /arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme