Gjykata Speciale ka ngritur aktakuzë të re këtë të premte ndaj ish-presidentit të vendit, Hashim Thaçit, i cili dyshohet për ndikim mbi dëshmitarët.
Sipas aktakuzës së konfirmuar, së paku midis 12 prillit 2023 dhe 2 nëntorit 2023, gjatë vizitave jo të privilegjuara në objektin e paraburgimit, ZPS-ja thotë se Thaçi i dha Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit informacion konfidencial në lidhje me dëshmitarë të ZPS-së.
Po ashtu, në aktakuzën e re të ngritur ndaj Thaçit, ZPS-ja thotë se Thaçi mes 12 prillit 2023 dhe 2 nëntorit 2023 i dha udhëzime Smakajt, Kilajt, Fazliut e Kuçit udhëzime për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve të ZPS-së në hollësi se si duhej ta bënin këtë.
“Në aktakuzë më tej pretendohet se z. Thaçi bashkërendoi tri grupe të veçanta, të formuara me z. Smakaj, me z. Fazliu dhe me z. Kilaj, dhe persona të tjerë kundër të cilëve nuk janë ngritur akuza, si dhe me z. Kuçi, me synimin për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve të ZPS-së në kontekstin e gjykimit aktual për krime lufte Thaçi dhe të tjerët”, thuhet në njoftimin e ZPS-së.
Seancat e paraqitjes së parë për katër nga të akuzuarit në këtë çështje gjyqësore, Thaçit, Smakajt, Fazliut dhe Kilajt, janë caktuar për të dielën duke filluar nga ora 09:30, me paraqitjen e parë të Thaçit.
Ndërsa, seanca ndaj Kuçit bëhet e ditur se është caktuar për të hënën më 9 dhjetor nga ora 10:00./Arbresh.info/
Lexo edhe:
Këto janë akuzat e reja që ZPS-ja ia ngriti Thaçit për pengim në drejtësi
Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë ngrit aktakuzë ndaj Hashim Thaçit për pengim të drejtësisë
Hoti uron Krishtlindjet: Le të sjellë kjo festë dashuri në j...
Nesër luhet takimi i mbetur mes Borës dhe Sigal Prishtinës
Arrestohet një person i dyshuar për posedim të substancave n...
Komandanti i FSK-së uron Krishtlindjen: Të vazhdojmë të puno...
Haradinaj uron Krishtlindjet katolike
Ish-presidenti Bill Clinton del nga spitali