Google ADS

Thaçi të martën takon Tusk në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB

08:21 | 15 Shtator 2017
arbresh.info

Presidenti i Kososvës, Hashim Thaçi, të martën do të takojë Presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk, në margjina të sesionit të 72 të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në New York, raporton arbresh.info.  

Në agjenden e presidentit Tusk, bëhet e ditur se sipas kohës lokale, më 19 shtator nga ora 10:30, pas hapjes së punimeve të Asamblesë, takimin e parë do ta zhvillojë me presidentin Thaçi.

screenshot_22

E marta e presidentit Tusk, sipas agjendës, do të jetë me dhjetëra takime me presidentë të vendeve të ndryshme, shkruan arbresh.info.

Në korrik, Këshilli miratoi prioritetet e BE-së për OKB-në dhe Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, duke u fokusuar në:

  • forcimin dhe reformimin e OKB-së dhe rendin global të bazuar në rregulla
  • nxitjen e paqes dhe investimin në parandalimin e konflikteve
  • duke rritur bashkëpunimin kundër terrorizmit
  • nxitjen e çarmatimit bërthamor dhe mos-përhapjes
  • trajtimin e çështjeve që lidhen me migrantët dhe refugjatët, të drejtat e njeriut dhe zhvillimin

/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme