Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur Zëvendëskryeministrin e Maqedonisë, Bujar Osmanin.
Me rastin e arritjes së Marrëveshjes midis Greqisë dhe Maqedonisë lidhur me emrin e ri të shtetit fqinj, presidenti Thaçi ka thënë se çdo lajm i mirë nga Maqedonia është lajm i mirë edhe për Kosovën.
“Kjo marrëveshje krijon klimë të mirë rajonale dhe hap perspektivë euroatlantike për shtetet e Ballkanit”, u shpreh presidenti Thaçi.
Presidenti Thaçi dhe zëvendëskryeministri Osmani kanë biseduar edhe për zhvillimet aktuale në Maqedoni, ku forcat politike shqiptare po luajnë rol pozitiv rreth avancimit të të drejtave politike dhe sociale.
Marrëveshja midis Greqisë dhe Maqedonisë konsiderohet më e rëndësishmja pas asaj të Ohrit.
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...