Google ADS

Thaçi takon Reeker dhe Palemer, bisedojnë për zhvillimet politike në Kosovë

23:08 | 24 Shtator 2019
Arbresh.info

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar sot në Nju Jork, Ndihmës Sekretarin e SHBA-së, Philip Reeker, dhe të dërguarin e posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, me të cilët ka biseduar për zhvillimet e fundit politike në Kosovë.

Presidenti Thaçi u shpreh se ndonëse Kosova po hyn në proces elektoral, ky megjithatë është zhvillim krejtësisht normal.

“Kemi ndërtuar traditë të zgjedhjeve të lira, fer e demokratike, prandaj pres që kështu të jetë edhe këtë herë”, u shpreh presidenti Thaçi, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Presidenti Thaçi shtoi se partitë politike, institucionet e Kosovës, do të angazhohen që Qeveria e re të formohet sa më parë dhe të merret me sfidat dhe nevojat urgjente të Kosovës.

Nga ana tjetër, Ndihmës Sekretari i Shtetit Reeker u shpreh se SHBA-ja mbetet e interesuar dhe e përkushtuar për një Ballkan Perëndimor në paqe e stabilitet, me perspektivë të qartë evropiane.

Presidenti Thaçi mirëpriti emërimin e Zëvendës Ndihmës Sekretarit të Shtetit, Matthew Palmer si të dërguar special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor.

“Kjo është shenjë se Uashingtoni mbetet i përkushtuar për paqe e progres në Ballkanin Perëndimor. Kjo në anën tjetër, na jep neve garancë dhe besim në procesin e dialogut me Serbinë dhe në të ardhmen euro-atlantike të vendit dhe rajonit tonë”, u shpreh presidenti Thaçi.

Presidenti Thaçi, gjatë ditës ka zhvilluar takime të shumta me krerë të shteteve të ndryshme të botës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme