Google ADS

Thaçi takon Presidentin e Malit të Zi

12:26 | 7 Dhjetor 2017
arbresh.info

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar homologun e tij nga Mali i Zi, Filip Vujanoviq, në margjina të Samitit të Ballkanit, në Sofje, shkruan arbresh.info.

“Kam pasur gjithashtu një bisedë të këndshme me Presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanoviç. Marrëdhëniet midis vendeve tona mbeten miqësore dhe të forta!” ka shkruar presidenti Thaçi në Twitter.

Kosova dhe Mali i Zi aktualisht e kanë të pazgjidhur çështjen e përcaktimit të kufirit. Marrëveshja mes dy vendeve, e nënshkruar më 25 gusht të vitit 2015, që përcakton këtë cështje, është ratifikuar nga pala malazeze por jo edhe nga ana e Parlamentit të Kosovës.

Përfaqësues politike dhe ekspertë kosovarë  e kontestojnë këtë marrëveshje duke pretenduar se Kosova humbë territor.

Kjo çështje është vendimtare për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, të vetmit në rajon që mbeten të izoluar./arbresh.info/

https://twitter.com/HashimThaciRKS/status/938690627910488064

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme