Google ADS

Thaçi takon liderët evropian në Davos

11:24 | 25 Janar 2018
M. A.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë sot pjesë në takimin e liderëve të Evropës, i cili është mbajtur në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror, që po mbahet në Davos.
 Takimi i cili është udhëhequr nga presidenti i Forumit Ekonomik Botëror, Børge Brende ka mbledhur liderët të ndryshëm të shteteve evropiane dhe lider të Ballkanit Perëndimorë.

Përmes profilit të tij në Facebook, Thaçi ka treguar se në këtë takim është biseduar edhe për rolin e Evropës në botë dhe për bashkëpunimin tonë të mundshëm për ta bërë një Evropë më të zhvilluar, më të fortë dhe më moderne.

“Me liderët e shteteve evropiane dhe ata të Ballkanit Perëndimor, në takimin e udhëhequr nga Presidenti i Forumit Ekonomik Botëror, Børge Brende, biseduam për temat aktuale që po ndikojnë në agjendat rajonale dhe më gjerë”.

“Ne biseduam edhe për rolin e Evropës në botë dhe për bashkëpunimin tonë të mundshëm për ta bërë një Evropë më të zhvilluar, më të fortë dhe më moderne”.

“Gjatë ditës do të jem pjesëmarrës në sesionet e tjera të forumit dhe do të zhvillojë takime bilaterale edhe me përfaqësues të shteteve të ndryshme. ka shkruar Thaçi në Facebook.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme