Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të konferencës ndërkombëtare, “Dubrovnik Forum“, ka zhvilluar një takim me zëvendësndihmësin e Sekretarit amerikan të Shtetit, Hoyt Yee.
Në këtë takim është biseduar për zhvillimet politike në Kosovë, për procesin e krijimit të institucioneve, transformimin e FSK-së, dialogun me Serbinë, si dhe për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve.
Thaçi ka theksuar se zgjedhjet e qershorit ishin te lira, fer dhe demoktratike, duke përmbushur standardet më të larta demokratike.
“Me të njëjtat standarde, pa humbur kohë, duhet të krijohen institucionet e reja të Kosovës”, ka thënë ai.
Presidenti ka ritheksuar se Kosova, bashkë me partnerët strategjikë, SHBA-në dhe NATO-n, do të transformojnë FSK-në në ushtri të Kosovës nëpërmjet procesit transparent dhe gjithëpërfshirës, i cili është në zbatim e sipër.
Lidhur me dialogun, presidenti ka thënë se Kosova është i interesuar për një dinamikë të re në dialogun me Serbinë, i cili duhet të përfundojë me normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Thaçi dhe zëvendësndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit, Hoyt Yee, kanë biseduar edhe për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...