Thaçi takoi Drejtorin e Departamentit për Siguri Publike në OSBE, z. Anderson

15:56 | 10 Shkurt 2021
S D

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi, priti në takim Drejtorin e Departamentit për Siguri Publike në OSBE Edward Anderson, me të cilin diskutuan lidhur me sigurinë në institucione korrektuese dhe fushën e trajnimeve të stafit të SHKK-së në përgjithësi,transmeton Arbresh.info.

Gjatë takimit, z. Thaçi e njoftoi z. Anderson rreth trajnimeve të stafit, punës, sfidave dhe të arriturave të SHKK-së.

Tutje, e njoftoi edhe mbi menaxhimin e masave kundër pandemisë COVID-19, ku si rezultat i menaxhimit të mirë, aktualisht asnjë i burgosur nuk është i prekur nga pandemia.

E në anën tjetër, z. Anderson e përgëzoi z. Thaçi për punën e mirë të treguar deri më tani, duke vlerësuar se SHKK gjatë kësaj periudhe ka bërë një punë të shkëlqyer, sidomos në aspektin e sigurisë dhe në atë të menaxhimit dhe të parandalimit të përhapjes së infektimit me COVID – 19 në institucionet korrektuese.

Gjatë takimit, z. Anderson shprehu gatishmërinë se OSBE shumë shpejt do të vazhdojë ta mbështes SHKK-në në fushën e trajnimeve, sidomos në ngritjen e kapaciteteve të organeve të sigurisë brenda institucioneve të SHKK-së,transmeton Arbresh.info.

Në fund, z. Thaçi falënderoi z. Anderson dhe OSBE-në për kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme dhënë në trajnimet e stafit, të cilat trajnime kanë për qellim ngritjen e kapaciteteve të organeve të sigurisë brenda institucioneve të SHKK-së.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme