Google ADS

Thaçi takohet me shefin e OSBE-së, Jan Braathu

19:35 | 20 Tetor 2017
Arbresh.info

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot në takim shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, me të cilin bisedoi për organizimin e zgjedhjeve lokale që do të mbahen këtë të diele në vendin tonë.

Presidenti Thaçi e falënderoi ambasadorin Braathu për mbështetjen që Misioni i OSBE-së i ka dhënë KQZ-së në organizimin e zgjedhjeve.

“Të gjitha institucionet e vendit kanë ndërmarrë të gjitha masat që çdo qytetari të Kosovës t’i garantohet e drejta që të votojë, i lirë, pa frikë, në ditën e zgjedhjeve”, u shpreh Presidenti Thaçi.

Shefi i misionit të OSBE-së Braathu ka shprehur gatishmërinë e OSBE-së për mbështetjen në organizimin e zgjedhjeve, thuhet në njoftim

“OSBE do të mbështesë KQZ-në në organizimin e zgjedhjeve në gjithë territorin e Kosovës, posaçërisht në pjesën veriore të Kosovës”, u shpreh Ambasadori Brathu.

Presidenti Thaçi u shpreh se Kosova ka ndërtuar traditë të mirë në organizmin e zgjedhjeve.

“Kosova ka dëshmuar se ka ndërtuar traditë të mirë në organizimin e zgjedhjeve fer, të lira dhe demokratike. Besoj se kjo praktikë e mirë do të rikonfirmohet edhe në zgjedhjet e së dielës, që do të mbahen në vendin tonë”, ka theksuar presidenti Thaçi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme