Google ADS

Thaçi takohet me përfaqësues të Këshillit Nacional të Boshnjakëve të Sanxhakut

15:10 | 23 Shkurt 2017
M. A.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim një delegacion të Këshillit Nacional Boshnjak të Sanxhakut të kryesuar nga Sulejman Ugljanin.

Presidenti Thaçi është njoftuar me pozitën e komunitetit boshnjak në Sanxhak dhe me përfaqësimin e tyre në institucionet lokale dhe qendrore.

Në këtë takim është biseduar edhe për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit dhe bashkëveprimit ndërmjet komunitetit shqiptar në Luginë e Preshevës dhe atij boshnjak në Sanxhak, veçanërisht për avancimin e të drejtave të tyre.

“Republika e Kosovës është e hapur për bashkëpunim me komunitetin boshnjak në fushën e ekonomisë, kulturës dhe fusha tjera me interes”, u shpreh presidenti Thaçi.

Presidenti Thaçi e ka falënderuar delegacionin boshnjak për mbështetjen që ky komunitet i ka dhënë popullit të Kosovës, sidomos në periudhën e luftës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme