Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili po qëndron për vizitë në Podgoricë për të marr pjesë në samitin e Kartës së Adriatikut, është takuar miqësisht edhe me zëvendëspresidentin Pence të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Thaçi ka shkruar se SHBA-ja ka qenë me Kosovën në të kaluarën dhe do të jetë bashkë edhe në të ardhmen.
Lexoni të plotë postimin e tij:
Sapo pata një bisedë tepër miqësore, por edhe përmbajtësore, me zëvendëspresidentin Pence të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kosova tani, është faktor i paqes dhe stabilitetit në rajon e më gjerë.
Prandaj, po punojmë bashkërisht për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, si forcë mbrojtëse profesionale e multi-etnike në shërbim të të gjithë qytetarëve.
Prandaj jemi të pakompromis në luftimin e çdo ekstremizmi, radikalizmi dhe terrorizmi; prandaj jemi të përcaktuar për dialog e marrëdhënie të mira fqinjësore.
Kjo është mënyra më e mirë për të shprehur mirënjohjen tonë për partneritetin dhe miqësinë e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
SHBA-ja ka qenë me ne në të kaluarën dhe do të jemi bashkë edhe në të ardhmen. Lidershipi amerikan është i pazëvendësueshëm për aspiratën tonë euro – atlantike. HTH
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’