Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Munih të Gjermanisë dhe aty është takuar me Sekretarin e Shtetit të SHBA’së, Mike Pompeo.
Thaçi thotë se e ka falënderuar Pompeon për ndihmën e madhe që SHBA i jep Kosovës.
Ai nuk ka lënë pa përmendur dialogun e Kosovës me Serbinë, ku ka thënë se udhëheqja e SHBA’së ka qenë vitale.
Thaçi kohët e fundit ka kritikuar qasjen e BE’së ndaj dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Ai ka thënë se me përfshirjen e SHBA’së në dialog, është arritur më shumë se sa BE ka arritur brenda dhjetë vjetëve.
“Në Konferencën e Sigurisë në Munih pata një takim të shkurtë me Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo, të cilën e falënderova për përkrahjen e pamasë drejt Kosovës, dhe lidershipin e jashtëzakonshëm të SHBA’së në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Kosova është me fat që ka SHBA’në si aleat dhe si partnerin më të afërt strategjik”, ka thënë Thaçi për takimin me Pompeon.
Në Konferencën në Munih po marrin pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca.
Kurti është takuar me Kryetarin e Komisionit për Siguri Kombëtare në Senatin amerikan, senatorin Ron Johnson.
At @MunSecConf met briefly with @SecPompeo, whom I thanked for the tremendous support towards #Kosovo, and the extraordinary US leadership in the dialogue process b/w Kosovo & Serbia. Kosovo is fortunate to have the USA as its closest strategic partner & ally! CC: @RichardGrenell pic.twitter.com/qHx5zqBBat
— Hashim Thaçi (@HashimThaciRKS) February 16, 2020
Borrell jep paralajmërimin përfundimtar për luftën në Ukrain...
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen
Vendoset gurthemeli i Shkollës së Mesme Profesionale në Podu...
32-vjeçari intervistohet nga policia për gjuajtje me armë zj...
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë