Google ADS

Thaçi: Sundimi i ligjit është obligim kushtetues

10:33 | 9 Mars 2018
Arbresh.info

Presidenti i vendit Hashim Thaçi në hapjen e procesit të Rishikimit Funksional të Sundimit të Ligjit ka thënë se realiteti politik dhe juridik është realizim i ëndrrave dhe pritjeve të qytetarëve të saj, raporton Arbresh.info

“Sundimi i ligjit është obligim kushtetues dhe parakusht themelor për të siguruar që çdo qytetar është i barabartë para ligjit. Përmes këtij procesi institucionet e vendit dëshmojnë atë që t’u ofrojnë qytetarëve sistem efikas. Duhet të angazhohemi të gjithë që rezultatet të jenë efikase”, ka thënë presidenti.

Sipas tij sot është ditë e rëndësishme meqë institucionet po marrin përgjegjësi të plota dhe kjo po i jep drejtë të plotë institucioneve tona./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme