Thaçi: Sot e 20 vjet më parë në Dukagjin filloi rezistenca që shënoi përhapjen e luftës çlirimtare

15:50 | 24 Mars 2018
Arbresh.info

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka kujtuar 20 vjetorin e luftës në Dukagjin, shkruan arbresh.info.

Presidenti Thaçi përmes një statusi në profilin e tij në facebook ka shkruar se sot e 20 vjet më parë në Dukagjin filloi rezistenca që shënoi jo vetëm solidarizimin por edhe përhapjen e luftës çlirimtare në mbarë Kosovën.

“Pas Epopesë së UÇK-së dhe rënies së komandantit legjendar Adem Jashari, sot e 20 vjet më parë në Dukagjin filloi rezistenca që shënoi jo vetëm solidarizimin por edhe përhapjen e luftës çlirimtare në mbarë Kosovën. Sot me nderimin më të lartë kujtojmë të rënët në Epopenë e Dukagjinit si dhe gjithë dëshmorët e rënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka shkuar presidenti në facebook./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme