Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë të ditur se gjatë vizitës në Bratislavë të Sllovakisë do të takoj edhe me kryeministrin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.
Thaçi përmes një postimi në facebook ka shkruar se gjatë takimin ne Vuçiqin do të bisedojnë për arritjen e marrëveshjes paqësore Kosovë-Serbi, shkruan arbresh.info.
“Sapo arrita në Bratislavë të Sllovakisë, për të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar të GlobSec. Takimin e parë e kam me Philip Ricker, diplomatin amerikan që e njeh shumë mirë rajonin tonë. Më pas, në panel me Presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq dhe atë të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të flasim për rëndësinë e arritjes së marrëveshjes paqësore ndërmjet Kosovës e Serbisë dhe dobive që sjellë ajo për vendet tona dhe tërë rajonin”, ka shkruar ai.
I pari i vendit ka shtuar gjithashtu se me diplomatët amerikan do të bisedohet për të arriturat e Kosovës.
“Në takimet e tjera me diplomatë e senatorë amerikanë do të flasim për të arriturat e Kosovës në këto dy dekada”, ka përfunduar Thaçi./Arbresh.info/
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...