Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se Ukshin Hoti mbeti deri në fund veprimtar i palëkundur i lëvizjes sonë kombëtare për liri e pavarësi.
Ai përmes një shkrimi në facebook, ka thënë se Kosova ka mijëra qytetarë të pagjetur dhe shteti serb duhet të japë përgjigje e përgjegjësi për fatin e tyre si dhe të Ukshin Hotit, shkruan arbresh.info.
Postimi i plotë:
Personaliteti i Ukshin Hotit është monument madhështor i ndërtuar nga filozofia politike dhe fuqia e fjalëve të tij. Ai mbeti deri në fund veprimtar i palëkundur i lëvizjes sonë kombëtare për liri e pavarësi. Me tërë qenien e tij ishte në shërbim të lirisë dhe dinjitetit njerëzor e kombëtar.
Kosova ka mijëra qytetarë të pagjetur dhe shteti serb duhet të japë përgjigje e përgjegjësi për fatin e tyre.
Duhet të japë përgjigje e përgjegjësi edhe për Ukshin Hotin! HTH
https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/posts/4213374732066187
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez