Google ADS

Thaçi: Shqiptarët dhe serbët bashkë duhet ta votojnë themelimin e ushtrisë

11:51 | 1 Nëntor 2017
Arbresh.info

Presidenti Thaçi, në debatin e hapur me shoqërinë civile rreth qëndrimit të komunitetit serb për ushtrinë e Kosovës, ka thënë se vetëm pak vite më parë ka qenë e paimagjinueshme që shqiptarët dhe serbët do të votojnë së bashku, në të gjitha anët e këtij vendi, për përfaqësuesit e tyre në qeveritë komunale dhe vendore, shkruan arbresh.info.

“Ka qenë e paimagjinueshme edhe që të punojnë së bashku në Kuvend dhe në Qeveri, në polici, në dogana, në administratë tatimore, së fundmi edhe në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, kudo në fakt. Vetëm pak muaj më parë, pakkush ka mundur të paramendojë që së bashku me mua, në Komisionin për të Vërtetën dhe Pajtimin, do të ulen shqiptarët dhe serbët që ende i vuajnë pasojat e luftës në Kosovë, në kërkim të më të dashurve të tyre që janë ende të pagjetur”, ka thënë Thaçi.

/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme