Google ADS

Thaçi shpreh ngushëllime per vdekjen e Kofi Annan

14:20 | 18 Gusht 2018
Arbresh.info

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan.

Thaçi ka thënë se në mandatin e tij si sekretar i përgjithshëm, Annan vuri Kombet e Bashkuara në shërbim të rindërtimit të Kosovës.

Postimi i plotë:

Në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, shpreh pikëllim për vdekjen e Kofi Annan, ish-Sekretarit të Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara në dy mandate, fituesit të Çmimit Nobel për Paqe për punën e tij humanitare, si dhe të dërguarit të posaçëm të KB për Siri, ku i priu përpjekjeve për një zgjidhje paqësore të konfliktit. Kofi Annan ishte në krye të Kombeve të Bashkuara në periudhën e luftës 1998-1999, kur komuniteti ndërkombëtar ndërhyri për t’i dhënë fund terrorit të Serbisë së Millosheviqit në Kosovë. Gjatë luftës në Kosovë, ai vizitoi edhe refugjatët kosovarë në Kukës të Shqipërisë. Në mandatin e tij si sekretar i përgjithshëm, Annan vuri Kombet e Bashkuara në shërbim të rindërtimit të Kosovës. HTH

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme