Thaçi shkon në Rezallë, viziton familjen e Hajrë Gashit

21:26 | 12 Gusht 2020
Arbresh.info

Presidenti Hashim Thaçi edhe ditën e sotme ka vazhduar vizitat e tij nëpër familjet e dëshmorëve e ish luftëtarëve të UÇK-së.

Ai sot ka vizituar familjen e Hajrë Gashit, që njihej edhe si “Top i Rezallës”, shkruan portali arbresh.info.

Kjo pasi që ai ka ndërtuar topin e parë në mënyrë artizanale gjatë luftës.

“Sonte, në familjen e bashkëluftëtarit të orëve të para të UÇK-së, Hajrë Gashi, në Rezallë. Hajra e ka ndërtuar topin e parë në mënyrë artizanale gjatë luftës, që ne e quanim “Topi i Rezallës”. Ai, djemtë e tij dhe gjithë Drenica, kanë dhënë kontribut të madh në luftën tonë çlirimtare! HTH”, shkruan Presidenti.

Thaçi ishte i shoqëruar edhe nga bashkëluftëtari i tij Sami Lushtaku./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme