Presidenti Hashim Thaçi ka shkuar për vizitë në familjen e Vasfije Krasniqi-Goodman e mbijetuar e dhunimit nga regjimi serb.
Vasfija është një nga 20 mijë gra të dhunuara gjatë luftës në Kosovë, por nga të vetmet që ka dalë publikisht për ta treguar historinë e saj, transmeton portali arbresh.info.
“Në familjen e heroinës së gjallë Vasfije Krasniqi – Goodman, me vëllezërit e saj Nuhiun dhe Nafiun. Vasfija me guximin e saj qytetar është shembull emblematik për të vërtetën. Lutemi për përmirësimin e shëndetit të saj, që të mund të vazhdojë të jetë zëri i së vërtetës për rreth 20 mijë gra të dhunuara. Motrat dhe nënat tona u dhunuan vetëm dhe vetëm pse ishin shqiptare. Respekt për familjen që i qëndron në krahë! HTH”, shkruan Presidenti./arbresh.info/
Disa nga simptomat e hershme të kancerit të zorrëve që nuk d...
Krasniqi për Bedri Hamzën: I ka përmbushur zotimet si kryeta...
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejn...
Votimi nga jashtë në Shqipëri, KQZ: 86 493 regjistrime, 53 8...
Limaj: Gjilani do të fillojë ndryshimin për Kosovën fituese
Talebanët reagojnë ndaj kërcënimit të Uashingtonit mbi ameri...