Thaçi: Shaban Polluzha e Mehmet Gradica, të parët në periudhën antikomuniste

11:35 | 23 Shkurt 2017
Arbresh.info

Nën patronatin e presidentit Hashim Thaçi, është mbajtur sot një Akademi Përkujtimore me rastin e 72 vjetorit të rënies së dëshmorëve Shaban Polluzha e Mehmet Gradica.

Në këtë akademi përkujtimore morën pjesë personalitete të ndryshme, udhëheqës institucionesh, familjarë e qytetarë të shumtë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha me këtë rast se Serbia kishte likuiduar personalitetet me integritet kombëtar, shkruan portali arbresh.info.

“Përballë këtij realiteti Shaban Polluzha së bashku me luftëtarët e tij morën vendimin e drejt ku u nisën në një rrugë që nuk i dihej kthimi. Ai kishte përjetuar shumë gjëra burgosje, padrejtësi që i bënin familjes së tij dhe bashkombasëve. Komandanti Shaban Polluzha mbetet një nga figurat që bëri emër me të bëmat e tij”, tha ai.

Sipas Thaçit, Shaban Polluzha dhe Mehmet Gradica u bënë binom i parë ndaj periudhës antikomuniste.

“Ata i bashkonte ideali, fati i njëjtë, radhitja në anën e një populli të pambrojtur. Ata luftuan dhe qëndruan deri në fund së bashku me shumë luftëtarë nga të gjitha zonat e Kosovës”, theksoi ai.

Thaçi përmendi edhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës ku tha se kjo ushtri realizoi ëndrrën e të gjithë shqiptarëve për liri.

“Kjo ushtri nuk do të mund të bënte pa partnerët e saj, aleatët si SHBA dhe shumë të tjerë që i dhanë mbështetje të pashmangshme”, tha ai.

Në këtë akademi u bë e ditur se presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani ka vendosur që këta dy komandantë t’i dekoroj me titullin heronjtë e kombit shqiptar./Arbresh.info.

16880811_1416453811700564_1921304196_o  16930905_1416453771700568_884713_o

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme