Google ADS

Thaçi: Serbia e ka të domosdoshme njohjen e Kosovës si shtet

20:39 | 15 Shtator 2017
M. A.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi në një  intervistë dhënë për RTK-në flet për raportet që duhet ti ketë Kosova me Serbinë, raporton arbresh.info

Ai ka thënë se Kosova ka hyrë në një fazë përfundimtarë të dialogut, duke u shprehur i bindur se nga ky përfundim Serbia do ta njoh Kosovën si shtet të pavarur.

“Tani duhet që ky proces të mbyllet sa ma shpejt që është i mundur. Ne duhet që në këtë proces të punojmë që të jenë fitues edhe Kosova edhe Serbia por edhe bashkësia ndërkombëtare. Do ti gjejmë një bashkëpunim të mirë mes dy vendeve si dhe njohjen reciproke. Është e domosdoshme që diçka e tillë të ndodh. Do të jetë një dialog i interesave të përbashkëta mes Kosovës dhe Serbisë”, ka theksuar Thaçi.

Ai po ashti foli për rëndësinë që duhet të organizohet një referendum për të përfunduar procesin e dialogut për të arritur marrëveshjen e paqes në mes Kosovës dhe Serbisë./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme