Deklaratat për bashkim Kombëtar, po dëgjohen shpesh nga ana e presidentit Hashim Thaci.
Këtë e përmendi edhe në akademinë përkujtimore për të rënët gjatë operacionit “Shigjeta DO-2” dhe luftimeve në Pashtrik, duke thënë se kjo është një ëndërr e kamotshme e shqiptarëve.
“Kjo prezencë e spektrit politik të shqiptarëve kudo që jetojnë dhe familjet të dëshmorëve dëshmon se lufta e UÇK – së ka qenë luftë për liri dhe shtet të Kosovës, luftë për bashkim kombëtar andaj ëndrra historike e shqiptarëve nuk ka qenë kurrë më afër të realizohet pra bashkimi kombëtarë”
Presidenti Thaçi edhe njëherë tha se kërkon nga Bashkësia Ndërkombëtarë që të mos heshtet para krimeve dhe gjenocidit të kryer nga ana e serbëve, në Kosovë.
“Kërkoj nga Bashkësia Ndërkombëtare që të mos heshtë ndaj gjenocidit të kryer nga Serbia në Kosovë. 20 vite ishin UNMIK dhe EULEX, në raport me krimet e luftës, definitivisht ka ndodhur drejtësisë skelektive dhe vetëm një etnike në disfavor të shqiptarëve, të viktimave” tha presidenti Thaçi
E veç Bashkimit me Shqipërinë, presidenti Thaçi gjithashtu përmendi edhe bashkimin e Kosovës me Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin.
Si kundërpërgjigje ndaj ndërkombëtareve për izolimin e Kosovës, Thaci tha se do të ndodhë bashkimi me Shqipërinë dhe Luginën e Preshevës.
“Është e vërtetë që jemi në një rrethanë të re që aq sa është e favorshme ka edhe pengesa por shumë më e vështirë ka qenë koha momenti kur kemi filluar rezistencën kur kemi filluar ndaj Serbisë se sa sot, atëherë s’kemi pasur lekë për armatim e as mbështetje ndërkombëtare. Atje shqiptarët po largohen nga trevat e veta është rrezikuar ekzistenca e tyre dhe pas 20 vitesh do kemi dilemën se a jetojnë shqiptarët në Bujanoc apo jo. Përderisa Bashkësia Ndërkombëtare bën kësi poshtërime ndaj shqiptarëve duke mos ua lejuar as liberalizimin së shpejti do kemi bashkim me Shqipërinë por edhe me Preshevën, Medvegjën e Bujanocin”./Arbresh.info
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...