Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistë për gazetën “Die Tageszeitung”, duke folur për dhjetëvjetorin e shtetësisë, ka theksuar se Kosova është një histori suksesi.
“Ne po përmirësojmë vazhdimisht pozicionin tonë ndërkombëtar. Ekonomia është gjithashtu në rritje, kemi arritur 4 për qind rritje ekonomike në vitet e fundit”, ka shtuar Thaçi.
Thaçi ka theksuar se Rusia po e përdor pushtetin e saj në Këshillin e Sigurimit për të penguar integrimin e Kosovës në organizatën botërore. Sipas tij, përveç kësaj, pesë shtete anëtare të BE nuk e njohën Kosovën diplomatikisht, përfshirë Spanjën, e cila është një handikapë i madh për ne.
Presidenti po ashtu ka folur edhe për konsolidimin e brendshëm dhe të jashtëm të shtetësisë së Kosovës.
“Më lejoni të jem shumë i qartë: pozicionet dhe ideologjitë anti perëndimore nuk kanë asnjë shans dhe ndikim në Kosovë. Mbi të gjitha, ne duam që BE të reflektojë mbi politikën e saj hezituese dhe ne të vazhdojmë procesin e integrimit në BE dhe NATO”, ka thënë ai.
Për më tepër Thaçi ka thënë se Rusia mund të luante një rol shumë pozitiv në procesin e paqes në qoftë se diplomatikisht e njeh Kosovën.
“Kjo do t’i jepte udhëheqjes serbe mundësinë për t’u larguar nga mitologjia e rreme”, ka thënë ai
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...