Google ADS

Thaçi reagon për zhdukjen e dy policëve në lumin Lepenc

10:49 | 29 Prill 2018
Arbresh.info

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka falënderuar njësitet që po merren me kërkimin e policëve të zhdukur dhe qytetarët të cilët po ndihmojnë në këtë drejtim.

Ai është shprehur se bashkëndjen me familjarët e policëve që rezultojnë të humbur në lumin Lepenc pas aksidentit në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit.

“Në këto momente të vështira të pritjes, shpresës dhe dhimbjes, bashkëndjej me anëtarët e familjes së dy policëve që ende rezultojnë të humbur në lumin “Lepenc”, pas një aksidenti në magjistralen Kaçanik – Hani i Elezit. I përgëzoj njësitet e FSK-së, të Policisë së Kosovës, zjarrfikësit dhe qytetarët e shumtë, të cilët janë duke i kërkuar policët që nga orët e para të zhdukjes. HTH”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në Facebook.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme