Thaçi: Ramushi e ka vendin në Kosovë dhe tek familja e tij

11:45 | 2 Mars 2017
Arbresh.info

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se shtyrja e vendimit për lirimin e Ramush Haradinajt është padrejtësi në shumë rrafshe.

Sipas Thaçit, është padrejtësi të mbahet larg familjes dhe vendit të tij kaq gjatë.

”E dyta, na dhemb të shohim se drejtësia ndërkombëtare vazhdon të ndikohet nga politika serbe. Organet e drejtësisë në Serbi janë ende në shërbim të politikës. Serbia kështu po manipulon me drejtësinë ndërkombëtare. Drejtësia ndërkombëtare ka folur dy herë për Ramushin. Ai e ka vendin në Kosovë dhe tek familja e tij”, ka shkruar presidenti Thaci në Facebook./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme