Presidenti Hashim Thaçi ka përsëritur deklaratat e tij për ata që, sipas Thaçit, nuk duan ta kuptojnë propozimin e tij për ‘korrigjim kufijsh’. Thaçi thotë se ai nuk po mendon ndarjen e Kosovës por bashkimin me Luginën, ndërsa për këtë thotë se duhet të pyetët edhe populli.
Pak minuta pasi kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj tha se lëvizja e kufijve sjell luftë, Presidenti Thaçi dëshiron t’iu bëjë të qartë se propozimi i tij është paqësor. Në një postim në Facebook Thaçi ka shkruar se nga kundërshtimet që po merr për propozimin e tij, që sipas tij, nuk ka të bëjë me shkëmbim territoresh, nuk mbetet rrugë tjetër pos referendumit.
Shkrimi i plotë i Thaçit:
Një mesazh për ata që mendojnë se korrigjimi i kufijve në mënyrë paqësore është ide e keqe, përkundër faktit se e dinë që është mundësia e vetme që Presheva, Bujanoci dhe Medvegja t’i bashkohen Kosovës.
Që të jem i qartë: Unë e kam hedhur poshtë me kohë opsionin e ndarjes dhe të shkëmbimit të territoreve. Unë jam duke folur vetëm për korrigjim të kufirit në mënyrë paqësore, dhe atë, në favor të Kosovës. Ndërsa, kundërshtuesit e këtij propozimi, propagandojnë për ndarje dhe shkëmbim të territoreve.
Në një situatë të tillë, vertet që nuk mbetet rrugë tjetër përveç fuqizimit të vendimmarrjës së qytetarëve të Republikës së Kosovës, duke iu mundësuar atyre për të vendosur vetë se kush ka të drejtë dhe se cili opsion është në interes të Kosovës. Prandaj, është e domosdoshme që t’iu mundësojmë qytetarëve tanë të drejtën e referendumit, gjë që për të cilën jam duke punuar që të bëhet realitet. HTH
Ndërron jetë papritmas Aulon Grabovci, nipi i politikanit të...
Ndeshja mes Francës dhe Izraelit u ndoq nga numri më i vogël...
Komuna e Vushtrrisë ndalon përdorimin e doracakëve “Edukimi ...
Kim Jong Un urdhëron “prodhim masiv” të dronëve sulmues
Komuna e Prishtinës dënon shkatërrimin e pishave rreth Teatr...
Kryeministri Kurti mori pjesë në natën hapëse të ”Pris...