Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka ftuar të gjitha autoritetet kompetente të punojnë që viktimat e krimit të trajtohen me dinjitet dhe me profesionalizëm.
Thaçi tha se autoritetet kompetente duhet të bëjnë po ashtu sa më shumë që të informojnë qytetarët për të drejtën e tyre në kompensim si viktima të krimit, shkruan arbresh.info.
“Si president i Republikës së Kosovës shfrytëzoj rastin që të ftoj të gjitha autoritet kompetente të sigurojnë që viktimat e krimit të trajtohen me dinjitet dhe me profesionalizëm. Të bëjnë edhe më shumë që të informojnë qytetarët për të drejtën e tyre në kompensim”, ka deklaruar Thaçi gjatë hapjes së Javës për të Drejtat e Viktimave të Krimit.
Ai ka uruar që në Kosovë të ketë gjithmonë e më pak viktima të krimit./arbresh.info./
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...