Presidenti i vendit, Hashim Thaçi në 21-vjetorin e sulmeve të NATO-s ndaj caqeve të Serbisë tha se qytetarët e Kosovës dhe institucionet e saj përjetë janë mirënjohëse për intervenimin ushtarako – humanitar të NATO-s, që rezultoi me largimin e administratës, ushtrisë dhe policisë serbe nga Kosova.
Thaçi në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se ishte ky intervenimi më i madh i aleancës veri-atlantike në mbrojtje të popullit të Kosovës, duke treguar vendosmërinë e shteteve të demokracisë perëndimore për t’iu kundërvënë diktatorit Milosheviq.
“Më 24 mars 1999 aleanca më e fuqishme ushtarake botës, NATO, filloi bombardimet në caqet ushtarake dhe policore serbe. Ishte ky intervenimi më i madh i aleancës veriatlantike në mbrojtje të popullit të Kosovës, duke treguar vendosmërinë e shteteve të demokracisë perëndimore për t’iu kundërvënë diktatorit Milosheviq, që për dy vite me radhë ushtroi dhunë sistematike, vrasje, masakra, gjenocid dhe spastrim etnik anembanë Kosovës. Qytetarët e Kosovës dhe institucionet e saj përjetë janë mirënjohëse për intervenimin ushtarako – humanitar të NATO-s, që rezultoi me largimin e administratës, ushtrisë dhe policisë serbe nga Kosova”, shkruan Thaçi.
Izraeli arreston 240 palestinezë, përfshirë mjekë pas bastis...
Rizvanolli i quan “gënjeshtra” pretendimet se pajisjet efiçi...
Inter e mbyll me stilin vitin 2024 – mposht me rezultat komo...
Këmbësori goditet nga vetura te Bill Clintoni në Prishtinë
KOSTT: Rikthehet furnizimi me rrymë në Gjilan
Rriten rastet e norovirusit në ShBA