Presidenti Hashim Thaçi ka treguar se ka arritur në Vjenë, ku pritet të takohet me kancelarin austriak, Sebastian Kurz. Thaçi njoftimin për arritjen e tij në kryeqytetin e Austrisë ka zgjedhur ta shoqërojë me një video të eskortës me të cilën u bart ai.
Ky është shkrimi i plotë i Presidentit:
Sapo arrita në Vjenë, ku gjatë ditës do të zhvilloj takime të shumta me përfaqësues shtetërorë të Austrisë.
Me kancelarin austriak, Sebasian Kurz, do të bisedojmë për marrëdhëniet dypalëshe, perspektivën evropiane dhe dialogun me Serbinë si dhe tema tjera me interes të përbashkët.
Austria ka mbështetur parreshtur Kosovën në të gjitha periudhat historike dhe deri më sot. HTH
https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/videos/1962127830524233/
Vuçiq nis 2025 me provokime ndaj Kosovës, Kroacisë e BeH
Dështimi i Barcelonës me Dani Olmon: Ende i pa regjistruar, ...
Dy të vrarë nga sulmet ruse në Ukrainë
Drenusha e revoltuar me çmimin e fituar si manipulatorja e v...
Babë e bir goditen me sende të forta dhe me mjet prerës nga ...
Osmani – viktimave të dhunës në familje: S’jeni vetëm ...