Google ADS

Thaçi: Presidenti Meidani mbështeti UÇK-në dhe popullin e Kosovës

21:31 | 17 Gusht 2020
L G

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se presidenti Rexhep Meidani ishte njeriu që me parimin “Një komb, një qëndrim” u vu në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare dhe popullit të Kosovës për liri.

Thaçi mori pjesë në ceremoninë e vlerësimit të ish-Presidentit të Shqipërisë me dekoratën “Flamuri Kombëtar” nga presidenti Ilir Meta.

Postimi i plotë:

Ishte kënaqësi të marr pjesë sonte në ceremoninë e vlerësimit të ish-Presidentit të Shqipërisë, Rexhep Meidani, me dekoratën “Flamuri Kombëtar” nga presidenti Ilir Meta. Në vitet më përcaktuese për lirinë e Kosovës, presidenti Meidani ishte njeriu që me parimin “Një komb, një qëndrim” u vu në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare dhe popullit të Kosovës për liri. Presidenti Meidani afirmoi çështjen e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe luajti rol në demokratizimin e shoqërisë shqiptare. Ai mbetet në kujtesën tonë kolektive si presidenti i parë i Shqipërisë që vizitoi Kosovën. HTH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme