Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi priti në takim Bruno Questel, përfaqësues zyrtar i Francës, i cili ia ka dorëzuar presidentit Thaçi, letrën e urimit të presidenti të Francës, Emmanuel Macron për dhjetëvjetorin e pavarësisë.
Presidenti Thaçi ka falënderuar atë për pjesëmarrjen në festimet e dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës.
“Vlerësoj lartë vizionin e presidentit Macron për perspektivën e qartë që shtetet e Ballkanit Perëndimorë duhet të kenë për anëtarësim në Bashkim Evropian”, ka thënë presidenti Thaçi.
Ai ka theksuar se roli i Francës në rajon është shumë i rëndësishëm në sigurimin e paqes afatgjatë dhe krijimin e stabiliteti të qëndrueshëm.
Nga ana tjetër, Bruno Questel, përfaqësues zyrtar i Francës në emër të presidentit Macron ka uruar presidentin dhe gjithë qytetarët për dhjetëvjetorin e pavarësisë së Kosovës.
Në fund, presidenti Thaçi ka thënë se marrëdhëniet e mira bilaterale me Francës duhet t’i forcojmë edhe në ekonomi, arsim dhe kulturë.
Sot seancë plenare, Kuvendi i Shqipërisë shqyrton projektbux...
Kryeministri rumun i reagon Kurtit për ndeshjen Rumani–Kosov...
Reagon legjenda e Hungarisë pas skenave rrëqethëse ku mbeti ...
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”
OKB dënon sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës energjitike t...