Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pranuar sot letrat kredenciale nga ambasadori i Danimarkës, jo-rezident për Kosovë, Rene Rosager Dinesen.
Presidenti Thaçi duke i uruar punën e re ambasadorit Dinesen u shpreh mirënjohës për përkrahjen që Danimarka i ka dhënë Kosovës.
“E vlerësojmë lartë kontributin e Danimarkës, qoftë në marrëdhënie bilaterale, qoftë duke kontribuar në misionet ushtarake e civile në Kosovë”, u shpreh presidenti Thaçi.
Ambasadori Dinesen u shpreh se Danimarka e përkrah paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe të ardhmen evropiane të tërë rajonit.
Më 17 dhjetor pritet vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik
Sot hapet ambasada e Kosovës në Bogota të Kolumbisë, e përur...