Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pranuar sot kredencialet nga ambasadori i ri i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ambasadori Nicholas Abbott.
Duke shprehur mirënjohje për përkrahjen që Britania e Madhe i ka dhënë Kosovës gjatë historisë, presidenti Thaçi u shpreh se “Britania është partner strategjik i Kosovës” dhe se “liria dhe pavarësia e Kosovës është e lidhur me rolin aktiv të Britanisë së Madhe”.
Ambasadori Abbott u shpreh se do të vazhdojë të ndërtojë marrëdhëniet e mira, tradicionale, historike, miqësore në mes të Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Presidenti Thaçi u shpreh se mbështetja e Britanisë së Madhe mbetet thelbësore edhe në sfidat që i ka përpara Kosova, nga konsolidimi i plotë ndërkombëtar i shtetësisë së Kosovës e deri te anëtarësimi në mekanizmat euro-atlantikë.
Hyseni thirrje opozitës: Lërini inatet, votoni bartjen e mje...
Ambasadori britanik në terren me policinë, testojnë dronët e...
Spiunohen politikanët amerikanë/ Pekini tentoi të ndërhynte ...
Këto janë 4 komunat që prijnë me transparencën buxhetore
Kukaj: Sistemi arsimor të fokusohet tek edukimi i mirëfilltë...
Hapen aplikimet për stacionet e plazheve, Kumbaro: Vetëm për...